Plotësimi i formularit do të zgjasë rreth 8 minuta. Së shpejti do të keni llogari në bankën tonë.

Të dhënat personale

Modifiko

Siç janë në dokumentin tuaj të identitetit.

Nëse nuk jeni rezident‚ ju lutem jepni informacionin e mëposhtëm

Tërhiq dhe lësho skedarët këtu dhe shtyp ngarko

Plotësimi i formularit do të zgjasë rreth 8 minuta. Së shpejti do të keni llogari në bankën tonë.

Të dhënat e kontaktit

Modifiko

Adresa e banimit në Shqipëri

Adresa e banimit në vendin e rezidencës

Të dhënat e kontaktit

Plotësimi i formularit do të zgjasë rreth 8 minuta. Së shpejti do të keni llogari në bankën tonë.

Informacion mbi profesionin

Modifiko

Plotësimi i formularit do të zgjasë rreth 8 minuta. Së shpejti do të keni llogari në bankën tonë.

Informacione shtesë

Modifiko

Së shpejti do të keni llogari në bankën tonë.

Konfigurimi i llogarisë

Modifiko

Shërbimet bankare shoqëruese për llogarinë rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse është një llogari bazë që përdoret për të vendosur marrëdhënie me Bankën, përmes së cilës do t'ju jepet akses në të gjitha shërbimet tona. Nga kjo llogari, ju mund të merrni ose të dërgoni fondet tuaja dhe të keni akses në të 24/7. Llogarinë rrjedhëse duhet ta përdorni vetëm për arsye personale dhe vetëm për qëllime legjitime. Nëse nuk e përdorni llogarinë tuaj për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh rresht pa ndërprerje, Banka rezervon të drejtën e mbylljes së llogarisë suaj. Nëse keni ndonjë borxh të papaguar ndaj Bankës në cilëndo nga llogaritë tuaja, Banka ka të drejtën e përdorimit për qëllim garancie të çfarëdolloj shume në ato llogari dhe ju jeni dakord që Banka të mund t'i bllokojë ose t'i mbajë ato shuma dhe t'i përdorë/debitojë llogaritë tuaja për të shlyer borxhin tuaj.

Shfaq më shumë Shfaq më pak

Llogaria juaj e kursimit duhet të përdoret vetëm për kursime dhe nuk mund të përdoret për transaksione rutinë. Interesi nominal është normë e thjeshtë vjetore fikse prej 0,8% në vit në lekë, 0,2% në vit në euro dhe 0,5% në vit në USD, e cila llogaritet në bazë të principalit.

Norma e interesit llogaritet në përputhje me kërkesat e Rregullores së Bankës së Shqipërisë për Transparencën e Produkteve dhe Shërbimeve Bankare. Tatimi mbi të Ardhurat nga Interesat në Shqipëri është 15%. Ai mbahet në burim në momentin e kapitalizimit të interesit.

Shfaq më shumë Shfaq më pak

Karta e debitit lëshohet për një periudhë të caktuar kohore (shkruar me reliev në kartë) dhe lidhet me llogarinë tuaj rrjedhëse. Nëse karta e debitit është përdorur rregullisht, Banka mund t'jua rilëshojë kartën automatikisht nëse e konsideron të arsyeshme edhe pa kërkesën tuaj; megjithatë, është përgjegjësia juaj që të dorëzoni sidoqoftë, në kohë (para skadimit të kartës ekzistuese apo për cdo arsye tjetër) kërkesën për lëshimin e një karte të re. Pas skadimit apo zëvendësimit të kartës, karta e re do të lidhet me të njëjtën llogari.  

Banka aplikon disa kufij për shumat maksimale që lejohen për transaksionet me kartat e debitit dhe/ose për një periudhë të caktuar dhe ka të drejtën t'i modifikojë këta kufij dhe ta informojë klientin përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit. 

Ju mbani përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave dhe për kartën tuaj të debitit nga keqpërdorimet e mundshme dhe për të gjitha transaksionet e kryera me atë kartë. Në momentin e marrjes së kartës, Banka do t'ju udhëzojë se si ta aktivizoni dhe do t'ju japë kodin PIN të kartës. Banka do t'jua dërgojë kodin përkatës PIN në një zarf të mbyllur ose duke përdorur një tjetër metodë të përshtatshme fizike ose elektronike. Banka do t'ia sigurojë informacionin konfidencial rreth transaksioneve bankare vetëm Klientit personalisht.

Shfaq më shumë Shfaq më pak

Shërbimi i e-banking ju jep mundësi që të hyni elektronikisht dhe të sigurt në llogaritë bankare që mbani apo që jeni të autorizuar të aksesoni me futjen e emrit tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimit (në versionin në kompjuter dhe në telefon celular).

Duke përdorur emrin e përdoruesit, fjalëkalimin personal dhe kodin e sigurisë, mund të shihni, të shkarkoni dhe të printoni pasqyrat e llogarive tuaja dhe të kryeni transaksione të caktuara bankare të përshkruara në manualet e shërbimit e-banking të publikuara në faqen tonë zyrtare: (https://ebanking.procreditbank.com.al/). Për ekzekutimin e disa transaksioneve të tjera, me qëllim që t'ju mbrojmë, ju kërkohet informacion shtesë për të verifikuar identitetin tuaj.

Shfaq më shumë Shfaq më pak

ProCredit Bank ofron një aplikacion mobile Klientëve Privatë që u mundëson menaxhimin e financave të tyre përmes telefonit. Disa nga vecoritë e këtij aplikacioni janë:

Realizimi i transfertave

Bllokimi dhe zhbllokimi i kartave

Menaxhimi i limiteve të kartave

Hapja e depozitave me afat

Rritja e limitit të tërheqjes në ATM (deri në 7 000 EUR)

Për të hyrë në këtë aplikacion, duhet të përdorni emrin e përdoruesit të klientit dhe fjalëkalimin për akses në e-banking.

Shfaq më shumë Shfaq më pak

Së shpejti do të keni llogari në bankën tonë.

Termat dhe Kushtet

Modifiko

Ju lutem lexoni termat dhe kushtet e llogarisë në dokument dhe konfirmoni pranimin e tyre

Autorizoj bankën ProCredit Bank sh.a. që të kryejë ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të regjistruara nëpërmjet website-it në këtë formular aplikimi. Konfirmoj se informacioni i regjistruar është i vërtetë korrekt dhe i plotë. Jap pëlqimin tim që Banka të përpunojë të dhënat personale si dhe informacionin financiar mbi mua përgjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies me Bankën në përputhje me Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, si dhe Udhëzimin Nr. 20, datë 03.08.2012 “Mbi përpunimin e të dhënave personale në sektorin bankar”.

Autorizoj ProCredit Bank dhe me vullnetin tim të plotë dhe të lirë jap pëlqimin tim që gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies së biznesit disa shërbime të transferohen dhe të kryhen në kohë reale nga Banka ProCredit në Kosovë dhe nga kompania QUIPU GmbH në Gjermani.Për realizimin e shërbimeve të ofruara nga banka kundrejt meje si Klient të dhënat e mia personale të transferohen në kuptim të ligjit në fuqi "Për mbrojtjen e të dhënave personale" pranë Bankës ProCredit në Kosovë shtet i cili nuk ka nivel të mjaftueshem për mbrojtjen e të dhënave personale. 

Për këtë arsye transferimi do të kryhet në perputhje me Ligjin Nr. 9887 datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar si dhe akteve të tjera nënligjore, duke synuar sigurimin e një niveli të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave.

Përsa më sipër, jap pëlqimin tim dhe shpreh vullnetin tim të plotë dhe të lirë për kontrollin, përpunimin dhe transferimin e të dhënave të mia personale që janë dhënë në këtë formular drejt këtyre shteteve, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies kontraktore midis meje dhe ProCredit Bank sha.

Konfirmimi i dhënë, do të thotë që detajet e mia personale dhe dokumentacioni i ngarkuar që unë kam siguruar për ju, janë të sakta, origjinale, të pandryshuara dhe të azhurnuara dhe pasqyrojnë situatën reale dhe nuk ka ndodhur asgje që do të nënkuptonte se unë duhet të njoftoj Bankën për çdo ndryshim të tyre, duke vizituar degën më të afërt të Bankës. Për më tepër, jam dakord që të gjitha të dhënat e mia financiare dhe personale mund të mblidhen, kontrollohen, përpunohen dhe transferohen, nga Banka, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Rregullorja e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave nr.20, datë 03.08.2012 për "Përpunimin e të Dhënave Personale në Sektorin Bankar" dhe ligje dhe rregullore të tjera të zbatueshme, me qëllim të zbatimit dhe mirëmbajtjes së të gjithë marrëdhënieve kontraktuale midis Klientit dhe Bankës.  

Jam dakord të informohem me SMS dhe / ose me postë elektronike në lidhje me shërbimet bankare dhe të rejat e tjera nga ProCredit Bank.

Unë konfirmoj që kam lexuar‚ kuptuar dhe jam dakord me dokumentet e mëposhtme. Unë i kam shkarkuar këto dokumente dhe i kam printuar ose i kam ruajtur në mënyrë që ato të jenë në dispozicionin tim në çdo kohë.

Kushtet dhe tarifat e bankës

Unë konfirmoj se kam lexuar dhe kam marrë në konsideratë Kushtet e Përgjithshme të Biznesit dhe Listën e Cmimeve të ProCredit Bank dhe se jam dakord me to. I kam shkarkuar këto dokumente dhe i kam ruajtur dhe / ose i kam printuar në mënyrë që të jenë në dispozicionin tim në çdo kohë. Unë gjithashtu pranoj se kam qasje të vazhdueshme në këto dokumente pasi ato janë në dispozicion në faqen e internetit të Bankës dhe unë jam në gjendje t'i printoj ato.

Shpreh interesin për të aplikuar për të lidhur marrëdhënie biznesi me Bankën dhe për të hapur llogari dhe produktet e lidhura me të në emrin tim. Banka ka të drejtë që të aktivizojë ose jo këto produkte pasi të kryejë vlerësimin e situatës time ekonomiko-financiare dhe të dhënave të tjera të lidhura me mua. Ky është vetëm një aplikim për të filluar marrëdhënien e biznesit me bankën dhe nuk konsiderohet si momenti i celjes së produkteve bankare për të cilat po aplikoj aktualisht. Unë e kuptoj dhe jam dakord që marrëdhënia ime e biznesit me bankën do të konsiderohet e filluar vetëm pas nënshkrimit të kontratave për këto produkte bankare nga të dy palët. Produktet bankare do të aktivizohen nga banka pas nënshkrimit të kontratave nga unë dhe duke filluar nga ky moment unë do të konsiderohem klient i bankës. Banka do të mbylli përfundimisht këto produkte nëse unë nuk paraqitem pranë bankës për të nënshkruar kontratat përkatësë dhe për të kryer aktivizimin e tyre brenda afatit 3 ditë pune nga kerkesa e saj. Bazuar në llojin e produkteve / shërbimeve bankare të zgjedhura më lart Banka do të aplikojë komisionin sipas listës së çmimeve në fuqi.    

Ankesat e mundshme mund të adresohen në numrat e telefonit vijues: +355 42 389389 dhe në adresën e postës elektronike: kujdesindajklientit@procredit-group.com; ose në adresën postare të bankës.